
Banesa ka një sipërfaqe prej 184m2 dhe ndodhet në një ndër zonat më të kërkuara të qytetit mbrapa Gjimnazit “Sami Frashëri”, duke ju mundësuar akses të lehtë në të gjitha shërbimet dhe mundësitë që qyteti ka për të ofruar. Në afërsi ndodhen shkolla fillore, të mesme, kopshte për fëmijë të cilat janë shumë afër banesës, duke bërë që udhëtimi i ditës për t’u përkujdesur për edukimin e fëmijëve tuaj të jetë shumë më i lehtë.
Banesa është e mobiluar me shumë shije me orendi moderne. Posedon një plan të hapur që krijon ndjenjën e hapësirës së mjaftueshme dhe dritës natyrore. Dhoma e ndenjes është e bollshme dhe e ndriçuar, me një pamje të mrekullueshme të qytetit që ndriçon ambientin. Gjithashtu ka dhoma të rehatshme dhe të ndriçuara me dritare të mëdha.
Banesa ka këtë renditje:
Sallon dhe kuzhinë
Katër dhoma gjumi
Dy banjo, një WC
Një terasë